Procesi i pranimit të Suedisë në NATO “është pezulluar”. Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm i Stokholmit, Tobias Billstrom , duke shpjeguar se negociatat me Turqinë janë pezulluar pas tensioneve të shkaktuara nga shkatërrimi i një kopje të Kuranit nga politikani i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan, përballë ambasadës së Ankarasë në Suedi. Kështu raporton gazeta suedeze Expressen, duke nënvizuar se “përkundër kësaj, qeveria shpreson se Suedia do të jetë ende në gjendje të anëtarësohet në NATO këtë verë”.

Finlanda këtë javë tha për herë të parë se do të konsideronte anëtarësimin në Aleancën Atlantike pa Suedinë, oferta e së cilës u ndërlikua më tej kur Ankaraja sulmoi Stokholmin për protestat anti-islame.

Artikulli paraprakSITUATA ME COVID-19 NË VEND, MSH: ASNJË HUMBJE JETE DHE 9 INFEKTIME TË REJA NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërPSE NË MËNGJES PESHOJMË MË PAK SE NË MBRËMJE