Quhet ‘Breath of the Planet’, projekti sensibilizues për problemet e ambientit, i pianistit rus Pavel Andreev, i cili ka bërë një performance shumë të veçantë.

Në vend që të mbajë një koncert në një vend të mrekullueshëm, duke i ftuar njerëzit që të bëjnë kujdes për botën, që po e shkatërrojmë dita-ditës me mbeturina, ai ka zgjedhur një vend me një masiv të madh plehrash në San Peterburg.

Një piano është pozicionuar në mes të një mali me plehra ku fluturojnë pulëbardha, teksa një vinç shkarkon të tjera plehra.

Problemi i mbeturinave është bërë një problem shumë i diskutuar në Rusi, ku vitin e kaluar janë zhvilluar protesta të shumta pas shkarkimit të mbeturinave në një zonë të Moskës.

Artikulli paraprakÇMIMI NOBEL PËR MJEKËSINË, TRIUMFOJNË DY MJEKËT QË ZBULUAN TERAPINË IMUNITARE PËR KANCERIN
Artikulli tjetër93% E MEDIKAMENTEVE NË FARMACITË QËNDRORE TË QSUT, TË SKADUARA