Picë me kanabis, është trendi më i fundit i ushqimit në Tajlandë.

Pica Crazy Happy është një përzierje ingredientësh bashkë me një gjethe kanabisi të skuqur sipër. Kanabisi futet gjithashtu e copëtuar në salcë.

Ky lloj ushqimi i shpejtë është trendi i fundit në Bangkok. Por të interesuarit duhet të dinë se pica nuk ka efekte intoksikuese.

Tajlanda ka lehtësuar së fundmi ligjet strikte për lëndët narkotike. Përdorimi i bimës në ushqim dhe pije është i lejueshëm, ndaj disa biznese po përpiqen të përfitojnë.

Kanabisi ndodhet në koren e djathit, një gjethe përdoret në mbushje dhe kanabisi i copëtuar është gjithashtu në salcë. Në fund, pica zbukurohet me gjethen dalluese.

Artikulli paraprakKONKURRON TE FESTIVALI I KËNGËS, ARTISTI SHQIPTAR PËRBALLET ME TË PAPRITURËN
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT/ SHERR ME MJETE TE FORTA, PLAGOSET NJE PERSON