Deri para pak kohësh mund të konsiderohej si një endërr, por tashmë Pika e Kaluimit Kufitar në Zogaj, është një realitet i pritshëm.

Për të përforcuar akoma më teper kete ide e cila qarkullon prej me shume se 20 vitesh, për të inspektuar nga afër zonën, kane qene Drejtuesit me te lartë të policisë së dy vendeve, perfaqesues te policise kufitare dhe migracionit në Shkodër, por edhe komuniteti i zonës.

N/Drejtoresha e Pergjithshme e Policise se Shtetit, Aida Hajnaj , e shoqeruar edhe nga kreu i i komisionit te menaxhimit te integruar të kufirit ne Malin e Zi, Milan Paunovic

kane shprehur bindjen se hapja e kesaj pike te perbashkët të kalimit kufitare do ti sherbeje jo vetem zonave kufitare me njera tjetren por edhe bashkëpunimit të ndërsjelltë të dy vendeve.

E vecanta e kësaj pike, në Zogaj, është fakti se përvec se një pikë e kalimit tokësorë të udhëtarëve, do të jetë edhe pike kalimi kufitare liqenore, e vetmja në llojin e saj në Ballkan.

Për një zonë e cila ndodhet para një rreziku real të humbjes së pjesës më të madhe të popullatës, sic është Kraja, hapja e kalimit kufitar Skje-Zogaj është ndoshta ajo tentativa e fundit që mund të bëhet me qëllim përmirësimin sadopak të situatës

Kjo është shumë më me rëndësi për Krajën por edhe pjesen shqiptare pasi zhvillimi ekonomik dhe shkembimi i dy vendeve mes malit te zi dhe Shqipërie te marre permasa akoma me te medha.

 

Artikulli paraprakMERKATA E RUSIT, ADEMI INSPEKTON PUNIMET
Artikulli tjetërNDRYSHON MASA E ARRESTIT PËR FRAN FRROKAJ