Botërori më në fund nisi dhe Rusia ofroi spektakël në ndeshjen e parë në Moskë kundër Arabisë Saudite. Por shumë gjëra mund të na kenë shpëtuar nga ndeshja hapëse e edicionit të 21-të të Kupës së Botës.
FESTA E PUTINIT
Në tribunën VIP, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ndahej me princin e kurorës së Arabisë, Mohamed bin Salman nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino.
Pas golit të parë të Gazinskit, Bin Salman pretendoi për një faull ndaj mbrojtësit saudit, por si Infantino ashtu edhe Putin e ngushëlluan me një të rrahur shpatullave.
Komentatori i televizionit britanik “ITV”, Klajv Tajldeslej komentoi me humor: “Ata po bëjnë një marrëveshje nafte, nuk ka lidhje me futbollin”.
TAKOHEN MIQTË E VJETËR
Zhoze Murinjo, ish-trajneri i Interit, dhe kapiteni Havier Zaneti, heronj të tripletës në vitin 2010, pozuan për një foto së bashku gjatë takimit në ceremoni.
“Është gjithnjë speciale të të takoj ty, Zhoze”, ishte dicitura e fotos së argjentinasit postuar në “Instagram”.
11 ARBITRA
Këtë Botëror po përdoret VAR-i për herë të parë në histori. Përveç arbitrit kryesor, dy asistentëve dhe arbitrit të katërt, ka gjithashtu një asistent rezervë, një delegat dhe një koordinator të përgjithshëm në fushë.
Atyre u shtohen 4 zyrtarët e VAR-it që e shohin në TV ndeshjen, VAR-i, një asistent, një për vendimet e pozicionit jashtë loje dhe një ndihmës. Pra, 11 arbitra në total, sa një skuadër futbolli.