Një kufomë është pikasur në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit.
“Jemi njoftuar, se në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtur “Oktapodi”,
disa banorë kanë parë në rrjedhën e lumit një kufomë, dyshohet të jetë mbytur në lumë, ku rrjedha e lumit e ka çuar në liqen”, njofton Policia.
Pritet ardhja e polumbarëve, për të vijuar kërkimet me qëllim gjetjen e trupit në liqen.