Pikat e këmbimit valutor në vend janë nën një mbikëqyrje të rreptë të Bankës së Shqipërisë pasi konsiderohen një mundësi e lartë për pastrim parash.

Nisur nga këto konstatime gjatë viti 2018 në vend janë kryer ekzaminime ndaj 31 zyrave të këmbimit valutor ndërsa i është hequr liçensa një të tretës së tyre dhe më konkretisht 21 subjekteve.

Përqendrimi i vëmendjes te keto institucionet financiare ka nisur në vitin 2017 për shkak se Manyval i ka konsideruar ato problematike për Shqipërinë.

Vëmendja dhe burimet kryesore të Bankës së Shqipërisë janë përqendruar ndër të tjera edhe në ekzaminimet e bankave, të cilat zënë peshën kryesore në aktivitetin e tregut financiar.

Në fokus të veçantë kanë qenë diskutimet në proces blerjeje/bashkimi, apo ato që kanë ritëm të lartë rritjeje të të ardhurave dhe fitimeve.

Ekzaminimet në 5 banka, 7 subjekte financiare jobanka dhe për 8 zyra të këmbimit valutor, janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, ndërsa në një bankë është kryer në bashkëpunim me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.

Në raportin e mbikëqyrjes financiare për vitin 2018 Banka e Shqipërisë thekson se edhe gjatë këtij viti kontrolli në zyrat e këmbimit valutor do të jetë intensiv.

Në total në Shqipëri rezultojnë se janë 463 pika të këmbimit.

Artikulli paraprakPOLICIA” BLINDON” SHKODREN PARA TAKIMIT ELEKTORAL TE RAMES
Artikulli tjetërU REFUZOHET AZILI NË FRANCË, RIATDHESOHEN 127 SHQIPTARË. VODA: MUNDËSITË JANË ZERO