Mikail Akal është një ndër piktorët më të talentuar të momentit dhe është vetëm 7 vjeç.

Ai jeton në Këln të Gjermanisë dhe stili i tij është krahasuar nga shtypi gjerman dhe ndërkombëtar si ai i Pikasos apo Pollock.

Mikail ka mbi 7 ekspozita, 90 vepra të shitura dhe mijëra euro të fituara, pjesa më e madhe e tyre të dërguara për bamirësi.

Ai e zbuloi talentin që në moshën 4-vjeçare, njësoj siç ka ndodhur me të tjerë artistë të mëdhenj botëror, si për shembull bashkëmoshatari i tij australian Cassie Sëirls apo Kieron Ëilliamson dhe Aelita Andre.

Kieron, që sot është 16 vjeç, në moshën 10-vjeçare fitoi 2 milionë stërlina falë pikturave të tij.

Ndërsa 12-vjeçarja Aelita, e cilësuar si ‘Pollock e mileniumit të tretë’ filloi të ekspozonte pikturat e saj nëpër botë që kur ishte 2 vjeç.

Ajo është bërë e njohur në vitin 2013 për performancën e saj live në filmin ‘Bukuria e madhe’ e Paolo Sorrentinos.

Ndër talentet e hershme të pikturës është edhe Perugian Isabelle Salari, e lindur në vitin 1998, e cila në moshën 10-vjeçare ekspozoi për herë të parë “100 piktorë përmes Margutta” në Romë.

Artikulli paraprakIRANI PAS DËBIMIT TË DY DIPLOMATËVE:SHQIPËRIA TË KTHEHET NË RRUGËN E DUHUR
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË,6 TË PLAGOSUR