Gjergj Meta është tashmë i njohur në pikturimin e dinamikës urbane.
Por ciklet e vizatime dhe pikturave të tij fillojnë që në fëmijëri me portretet e para, më pas influencën e Akademisë së Arteve, pjesëmarrja në disa konkurse ndërkombëtare e deri tek krijimtaria e ditëve të sotme.
Atë e tërheq lëvizja, skenografia apo arkitektura në qytet. Në tablotë e tij vihet re njëfarë qetësie shpirtërore. Ai i quan këto punë, si pjesë e sëndukut, apo ndryshe studios së tij prej 40 vitesh.
Por pas kaq kohësh ai vendosi të shkundë këtë sënduk për t’i ndarë këto punë me publikun dhe miqtë.
Rruga e tij ravijëzohet e gjitha tablo pas tabloje duke na sjellë këtë rezultat, i dukshëm qartë nëpërmjet një krijimi intesiv.