Një pilot indonezian është pezulluar, pasi dyshohet se ka shkuar në gjendje të dehur në punë.

Ka mjaftuar filmimi i bërë nga kamerat e sigurisë në aeroport, për të parë që ai është në gjendje të rëndë dhe nuk i është lejuar hyrja në aeroplan, pasi ai në atë gjendje nuk do të ishte i aftë të pilotojë një Airbus A320 me 154 udhëtarë në bord. 32 vjeçari nuk arriti ti shpëtojë siç duhet kontrollit të aeroportit, edhe pse ai ishte maskuar me syze për të mos rënë në sy. Për pasojë, fluturimi është anuluar dhe është dashur të meret një aeroplan tjetër. Piloti nga Indonezia, tashmë është pezulluar dhe do ti ushtrohet kontrolleve mjekësore, derisa të verifikohet ngjarja.

Artikulli paraprakTURQIA VAZHDON KËRKIMET PËR TERRORISTIN QË VRAU 39 PERSONA
Artikulli tjetërTRONDITET SËRISH STAMBOLLI, SULM NË NJË XHAMI