Albumi “The Wall” i vitit 1979 i grupit legjendar të rock, Pink Floyd është dëgjuar edhe si një opera rock-u, por këtë herë, themeluesi i grupit, kompozitori Roger Waters ka vendosur ta transformoje albumin e famshëm në një opera të vërtetë.
Duke lënë jashtë rrokun nga një opera rroku e me hershme, në Montrealit trupa operistike ka ardhur në një interpretim ambicioz të albumit të Pink Floyd. Opera tregon historinë e Pink, një rock star që tërhiqet brenda vetes për tu përballur me alienimin që i shkakton fama. Lirikat e Roger Waters përbejnë shtyllën kryesore të produksionit që zgjat dy orë, por kompozitori Julien Bilodeau ka hequr ritmet dhe meloditë e njohura të albumit për të futur timpanet dhe një kor me 50 vetë. Vepra po përfundon një debutim të suksesshëm në Montreal dhe do të shfaqet së shpejti në SHBA.