Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dhe kthyer mbrapsht në Kapshticë 5636 kg produkte ushqimore të ndryshme ullinj të shtypur, vaj susami, allvasi, lëng shege, gjethe bimore çaji, vaj ulliri, thjerrëza, kamomil, trumzë jeshile, çaj dhe përzierje bimësh, rrënjë kambal, piper i zi, tuberet karafil, kimnone e coptuar, ginger pluhur, majdanoz i thatë, qiqra, kripë kineze, limon i thatë, thjerëza, çaj etj.

Produktet vinin nga Turqia nga subjekti FAEK JABER, me qëllim tregtimin në Shqipëri. AKU thotë se nga kontrolli i dokumentacionit përkatës u konstatua se subjekti nuk dispononte raport-analizën e produkteve, çka përbën mospërmbushje të kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore.

Në këto kushte, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi të ndalojë hyrjen e mallrave ushqimore në Shqipëri dhe i dha subjektit 7 ditë kohë të plotësojë mangësitë në dokumentacionin shoqërues të mallit.

Me kalimin e këtij afati kohor dhe në kushtet kur subjekti nuk plotësoi mangësitë në dokumentacionin shoqërues të mallit, AKU vendosi kthimin në vendin e origjinës për ngarkesën e produkteve prej 5636 kg.

Artikulli paraprakVDEKJA E SHQIPTARIT NË ITALI, PUNËTORI QË TË GJITHË E MOHOJNË
Artikulli tjetërSORECA: SHQIPËRIA KA BËRË PROGRES, PRETENDIMET E OPOZITËS PO SHQYRTOHEN