“Mendoj se grekët janë racistë ndaj të dobëtëve dhe të varfërve. Unë, nëse nuk do isha bërë kampion, nuk do më pranonin lehtë. Do më shihnin me gjysmë syri” kështu është shprehur Pirro Dhima, kampioni me origjinë shqiptare në peshëngritje, i cili zgjodhi të përfaqësonte Greqinë në garat ndërkombëtare.
“Këtu isha shqiptar, në Shqipëri isha grek, diçka e ngatërruar. Ka pasur disa incidente që unë mund t’ju them, por, për fat të mirë, e them, kam qenë me fat. Të tjerë e kanë pësuar më keq. Dhe e dini çfarë? Çështja nuk është çdo incident, por frika e përhershme që ju fut.
Isha në autobus dhe isha shtrirë në dorezën më të gjatë për të bërë duart e mia të duken. Unë kisha frikë se mos dikush do humbiste portofolin dhe do më fajësonin mua. Unë mendoj se grekët janë racistë ndaj të dobëtëve dhe të varfërve. Unë, nëse nuk do isha bërë kampion, nuk do më pranonin lehtë. Do më shihnin me gjysmë syri.”
Aktualisht ai tashmë është drejtor teknik në ekipin e peshëngritjes amerikane dhe kur e pyesin pse vendose të largoheshe nga Greqia ai përgjigjet:
“U largova për arsye biznesi dhe familjare. Mora një propozim të çmuar nga Federata e Peshëngritjes amerikane për të qenë drejtor teknik. Kush mund ta refuzonte propozimin?!” tregon ai.
Po çfarë mund ti thotë një 18 vjeçari që voton për Agimin e Artë?
“Do t’i thoja atij se është një nga gabimet që nuk i falen. Agimi i Artë do të thotë arrogancë dhe refuzim.”
Tregon se nuk ka ndërmend t’i futet politikës.
Aktualisht Pirro Dhima jeton në Çikago së bashku me djalin e vogël dhe vajzën e madhe.