Në të ardhmen e Rei Manajt po shfaqet ekipi i Pisa.

Drejtuesit e skuadrës toskane po punojnë që të afrojnë sulmuesin shqiptar. Mediat italian shkruajnë se bisedimet po ecin dhe janë pranë mbylljes me sukses. Asnjë reagim zyrtar nga klubet, Inter që zotëron kartonin e futbollisti, apo Pisa që do ta marrë për gjysmën e dytë të sezonit. Për Manajn janë interesuar edhe shumë skuadra të tjera brenda dhe jashtë Italisë. Te Pisa luajnë edhe dy shqiptarë, sulmuesi i Shqipërisë, Edgar Çani dhe portieri i Kosovës, Samir Ujkani. Një tjetër lojtar shqiptar që luan në Itali mund lëvizë gjatë merkatos së verës. Emanuele Ndoj vëzhgohet nga disa ekipe të Serie A. Për mesfushorin e Brescia intersohen Chievo, Bologna dhe Atalanta. Mediat italiane nuk japin detaje për ndonjë ofertë konkrete. Emanuele Ndoj është nën kontratë me Brescia deri në vitin 2020.

Artikulli paraprakKOCIJANÇIÇ: TRENI ËSHTË ÇËSHTJE MES KOSOVËS DHE SERBISË, JO E BE-SË
Artikulli tjetërUISKI “TRUMP”, SHITET PËR 6 MIJË PAUND NË ANKAND