Dy persona u arrestuan nga Policia e Tiranës, pasi u zbuluan me armatime dhe municiale pa leje dhe dhe bimë kanabisi.

Në një operacion të koduar “Bulceshi”, efektivët e komisariatit të Policisë numër 4 sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu,një thikë, municione luftarake, si dhe asgjësuan 60 bimë kanabis si dhe dylbi me të cilët ata vëzhgonin për policinë.

U arrestuan L. B., 33 vjeç, banues në Zall-Bastar dhe P. N., 58 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur Bulcesh, Njësia Administrative Zall-Bastar, në një zonë malore dhe me bimësi të dendur, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 60 bimë, të dyshuara si bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Policia e Tiranës thotë se “vijon puna per identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal”

Artikulli paraprakANIJA SHQIPTARE ‘ORIKU’ SHPËTON NGA MBYTJA 36 AFGANË NË DETIN EGJE
Artikulli tjetërEKSPOZITË E PËRNDJEKJES SË SIGURIMIT NDAJ TË INTERNUARVE