Ndërrimi i viteve është një nga festat më të rëndësishme. Atmosfera festive mbizotëron në çdo cep të botës në fund të dhjetorit. Megjithatë, përveç kësaj ekzistojnë edhe disa zakone. Pjata të thyera, hedhja e rrobave nga dritarja, rrush dhe mollë për fat janë disa nga zakonet më të çuditshme në botë.
Pjata e thyer simbolizon fat në Danimarkë. Në natën e Vitit të Ri, danezët thyejnë enët e vjetra ose të papërdorura në pragun e shtëpisë së tyre ose të miqve të tyre, për të sjellë fat. Në fakt, thuhet se sa më shumë pjata të thyera të gjejë jashtë derës së tij në natën e ndërrimit të viteve, aq më i madh është fati.
Ndërkohë që zakonte janë të ndryshme, duke se qëllimi i tyre është i njëjtë, për të larguar të keqen që Viti i Ri të jetë sa më i mbarë. Në jug të Italisë, ata dëbojnë të keqen e vitit që ikën duke hedhur nga dritaret tenxhere të vjetra, rroba apo objekte të tjera të padëshiruara, një praktikë që duket se preferohet edhe në Argjentinë.
Në Spanjë, fruti më i kërkuar në natën e Vitit të Ri është rrushi, pasi zakoni dëshiron që spanjollët të hanë dymbëdhjetë kokrra rrushi që korrespondon me orën zakonisht në sheshin qendror të qyteteve, në mesnatë.
Në fakt, ata që nuk arrijnë të hanë numrin e duhur, rrezikojnë të përballen me fat të keq në vitin e ri për këtë dhe disa e praktikojnë të jenë “gati për luftë” në kohën e duhur. Thuhet se është një zakon që i ka rrënjët në fillim të shekullit të kaluar, kur në vitin 1909 fermerët në Alicante përpunuan mënyra për të shitur të korrat e rrushit.
Nga ana tjetër, në Çeki preferojnë frutat e stinës dhe për këtë e kërkojnë fatin te një mollë. E presin përgjysmë dhe nëse forma brenda duket si kryq është një pararojë e telasheve në vitin e ri, nëse është yll mund të jenë optimistë se do të gjejnë gëzim.