Miqte e tij e kane menduar mire, në një natë ndryshe ne teatrin migjeni te Shkodres, nen kujdesin e ketij institucioni dhe Bashkise se Shkodres, janë kënduar këngët e tij nga emrat më të mëdhenj të muzikës shkodrane, kenge te realizuara nga Pjerin Ashiku.

Por ne kete nate muzike ne teatrin migjeni, te organizuar nen kujdesin e Besnik Cinarit, Keshilli i Qarkut te Shkodres, i ka akorduar Pjerin Ashikut, pas vdekjes titullin mirenjohja e Qarkut te Shkodres, titull qe eshte dorezuar nga Kryetarja e Qarkut Shkoder Greta Bardeli. Pjerin Ashiku lindi në qytetin e Shkodrës me 10 tetor 1926 në një familje të vjetër dhe me tradita shkodrane. Që në moshë të njomë, akoma pa i mbushë 7 vjetë, bie në sy të prindërve se shijet e Pjerinit anonin nga muzika dhe kënga. Që në moshën adoleshente aktivizohet më Ndrek Kaçulinin në orkestrën muzikore. Pjerini ishte një instrumentist i talentuar në kitarë, fizarmonikë, instrumeta të cilat gjatë gjithë jetës do ta shoqëronin në krijimtarinë e tij muzikore. Me krijimin e Estradës së Shkodrës caktohet me orkestren e saj. Aty shquhet për shoqërimin muzikor të parodive dhe intermexove. Gjatë kohës që qëndroi në estradë bie në sy një hop cilësor dhe promovimi i talenteve të reja si Zyliha Miloti, Tonin Tërshana e Besnik Çinari etj ,të cilët vite më pas u bënë këngëtar dhe aktorë estrade të njohur në gjithë Shqipërinë.

Artikulli paraprak6 MAJ, DITA E LULEVE, 10 VJETORI I NJË TRADITE SHEKULLORE
Artikulli tjetërSHKODËR, HAXHINASTO TAKIM ME HOMOLOGËT E KOSOVËS E MALIT TË ZI