Një incident ka ndodhur ditën e sotme pranë Varrezave të Dëshmorëve në Lezhë. Në nder të ditës së 5 Majit është ngritur edhe Flamuri Kombëtar por ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte se Flamuri ishte kokë poshtë.

Në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe deputetit i PS-së, Pjerin Ndreu i cili thotë se ky është një turp për Bashkinë e Lezhës.

“Bashkia Lezhe nuk le rast pa shprehe injorance e papergjegjshmeri ekstreme. Ngre flamurin me 5 Maj tek varrezat e deshmoreve Lezhe me shqiponje me koke poshte! Turp!” shkruan Ndreu.

Artikulli paraprakARRSH PËRPLASJE ME POLICINË BASHKIAKE PËR TABELAT, KALLËZIM PENAL PËR BASHKINË E FINIQIT
Artikulli tjetërEMIGRACIONI SHQIPTAR NË ITALI, RAPORTI VJETOR I MINISTRISË SË PUNËS DHE POLITIKAVE SOCIALE ITALIANE