
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe kandidati për deputet i Partisw Socialiste nw Qarkun e Lezhws, Admir Kadeli kanë depozituar një kallëzuar në polici se një llogari false në rrjetin social “TikTok” u publikuan foto dhe video të montuara me mbishkrime fyese ndaj tyre.
Bëhet fjalë një llogari në TikTok, e cila poston përmbajtje denigruese ndaj kryebashkiakut të Lezhës. Në disa postime shfaqen edhe video me Inteligjencë Artificiale.Në një postim në Facebook, Ndreu shkruan se mund të kuptojë se cili fshihet pas këtij profili fals, por ia la në dorë drejtësisë të zbulojë dhe vendosë para ligjit autorin apo autorët. Une e marr me mend kush jeni! Por do ju zbardh ftyren e zeze! Do jete dite e bukur per mua dhe per ju! Nese gjendet nje mundesi ne bote, po jua them se do e gjej! Rrace e shemtuar njerezish qe i beni rende kesaj toke! Ptu…E merrni me mend se ku do e keni vendin..ne burg dmth!
Pas denoncimit tw rastit, policia bwn me dije se vijojnë hetimet për identifikimin e autorit/ëve të rastit, ndwrsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.Edhe pse TikTok është mbyllur nw shqipwri, shumë përdorues po e përdorin aplikacionin me VPN.