Barbulloja dhe lagjia e Spitalit ishte ndalesa e radhes e kandidatit të Partisë Socialiste per Bashkinë Lezhë Pjerin Ndreu.Në takimin elektoral me banoret e Barbullojes Ndreu tha se kam dhënë impulse pune në të gjithë Lezhën dhe pjesë e investimeve do të jetë edhe kjo zonë e lënë në harrese.
Ndërsa në takimin elektoral me banoret e lagjës së Spitalit, Pjerin Ndreu garantoj se pas zbatimit të projektit të ujerave të bardha dhe të zeza do të ndërhyhet menjëherë në infrastrukturen e kësaj zone.
Edhe në këto takime elektorale banoret garantuan mbështetjen e tyre për Pjerin Ndreun, i cili garon për një mandat të dytë në krye të Bashkisë Lezhë.