Vllaznia thuajse ka siguruar fitoren në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Bylisit. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të shkodranëve. Vllaznia ka kaluar shumë shpejt në avantazh me anë të Shtubinës që në minutën e 2-të pas një goli të shënuar me kokë.
Kuqeblutë vijojnë të luajnë mirë dhe në minutën e 36-të Çinari realizon një supergol duke çuar në 2-0 rezultatin. Tashmë pritet që në pjesën e dytë Vllaznia të administrojë avantazhin e dy golave për të arritur fitoren që është shumë e rëndësishme ndaj një rivali direkt për mbijetesën siç është Bylisi.