Presidenca ka reaguar mbi akuzat e hedhura nga Lulzim Basha ndaj presidentit Ilir Meta. Me një reagim në Facebook zëdhënësi Tedi Blushi e ka konsideruar keqardhje përfshirjen e presidentit Ilir Meta në akuzat e tij më “Trekëndëshin e Bermudës” duke i rikujtuar atij bojkotin e reformës administrative-territoriale, të reformës në drejtësi, djegia e mandateve të deputetëve dhe zerimi i opozitës në pushtetin vendor;

Ai shkruan se Presidenti i Republikës vazhdon të ketë vullnetin ta mirëpresë z.Basha, për çdo sqarim apo paqartësi, në Zyrën e Tij në Institucionin e Presidentit, ku gjithmonë është mirëpritur, sa herë ka kërkuar takime dhe ndihmë për të dalë nga bojkotet dhe krizat, që i shpikte vetë.

Artikulli paraprakSEMI BËN DEKLARATËN E PAPRITUR PËR FIFIN: “NËSE TREGOJ ATO QË DI, MUND TË SHKATËRROJ SHUMË GJËRA”
Artikulli tjetërRAMA PËR “CORRIERE DELLA SERA”: NE I KEMI BËRË DETYRAT E SHTËPISË, TANI VARET NGA BE