Vllaznia e meritoi fitoren ndaj Flamurtarit. Kështu shprehet autori i golit të fitores Denis Pjeshka në atë përballje dramatike ku kuqeblutë fituan 3-2 ndaj vlonjatëve.

Për mbrojtësin Pjeshka nuk ka rëndësi se ku aktivizohetdhe thotë se është i gatshëm për të qenë kudo ku thotë trajneri Armando Cungu. Sipas Pjeshkës kualifikimi në Kupë ndaj Teutës është në duart e Vllaznisë. Vllaznia fitoi 3-2 ndaj Flamurtarit ndeshjen e kampionatit ndërsa tashmë po bëhet gati për përballjen e dytë çerekfinale në Kupë ndaj Teutës, ndeshje e cila luhet në transfertë. Sfida e parë u fitua 1-0 nga Vllaznia në Shkodër.

Artikulli paraprakTRUPA E TEATRIT, FTESË QYTETARËVE PËR PREMIERËN
Artikulli tjetërSANREMO 2017, FITON FRANCESCO GABBANI