Nje nder pikat me problematike per hedhjen e mbeturinave, fusha e aviacionit ne fshatin Grude e Re është bere pjese e aksioneve te njesise administrative Rrethina.I menjehershem ka qene reagimi i ketyre drejtuesve pas lajmit te pak diteve me pare ku Star Plus beri publik situaten e diteve te fundit te mbeturinave ne kete zone.

Administratori Vlash Pjetri shprehet se banoret duhet jene me te pergjegjshem kur hedhin plehrat pasi sipas tij nuk po hidhen ne vendin e percaktuar duke veshtiresuar ne kete menyre punen e fadromave.Njesia administrative Rrethina ka 7 pika te zeza te cilat jane percaktuar per hedhjen e mbeturinave duke qene se ish komuna ka nje territor te madh teksa Aksioni per pastrimin e njollave te zeza ka nisur qe ne muajin nentorAdministratori i kesaj njesie Vlash Pjetri shprehet se eshte i vetdijshem per problematikat e trasheguara nga ish komuna Rrethina, megjithate menaxhimi i nje territori te paster do te jete nje nga synimet paresore . Prej kohesh kjo njesi ka qene problematike persa i perket pastrimit te saj konkretisht tek zona e vinotekes dhe e fshatit Grude e Re.Drejtuesit e kesaj njesie u bejne thirrje banoreve qe te mos hedhin mbeturinat ne disa vende, por vetem ne piken e percaktuar pasi ne te kundert behet mjaft e veshtire procesi I pastrimit te tyre.

Artikulli paraprakANËTARËT E KËSHILLIT MUNGESË INTERESI PËR PAKETËN FISKALE
Artikulli tjetër“ KUPTIMI I VËRTETË I KRISHTLINDJES”