Një aksident i frikshëm ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së dielës, në rrugën Koplik-Bajzë, në Malësinë e Madhe, ku dy automjete u përplasën.

Pasojat kanë qenë të rënda, teksa njëri prej të aksidentuarve ka humbur dorën. Sipas njoftimit të policisë, në aksident kanë përfshirë një automjet tip “Crysler”, me targë AA226HO, me drejtues shtetasin Kreshnik Tilaj, 32 vjeç , banues në Selcë, Malësi e Madhe, me mjetin tip Land Rover me targë AA381AR, me drejtues shtetasin Kanto Vushaj, 39 vjeç, dhe pasagjer Florian Lumaj, 27 vjec, banues në Vermosh, Malësi e Madhe. Për pasojë janë dëmtuar rëndë dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasit Kreshnik Tilaj, dhe Florian Lumaj, ndërsa shtetasi Kanto Vushaj ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rreziku për jetën, sqaron policia.

Artikulli paraprakATENTAT PRANË LUNGOMARES, EKZEKUTOHET NJË PERSON
Artikulli tjetërRIKTHEHET I NXEHTI AFRIKAN, TEMPERATURAT ARRIJNË KULMIN