Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, theksoi edhe një herë se nëse do ishin pranuar propozimet e tyre për buxhetin e Tiranës, qytetarët do të përfitonin më shumë, veçanërisht fermerët.
Partia e Lirisë propozoi që 15 milionë euro nga 330 milionë euro buxhet të shkonte si mbështetje për fermerët e Tiranës. 7 milionë euro të shkonin për financimin e skemave mbështetëse 3 milionë euro të shkonin si mbështetje për huamarrje, 2 milionë euro të shkonin për produktet made in Tirana. Taksa për fermerët e Tiranës që shesin në tregjet e gjelbërat të ishte 0%.10 mijë euro mbështetje në bazë materiale për çdo fermer që kërkon të nisë një biznes të ri në fshat në Buxheti 330 milionë euro i miratuar nga Bashkia e Tiranës me arrogancën e kartonit, nuk i shërben fermerëve, grupeve të interesit dhe qytetarëve” tha Braimllari.
Buxheti i vitit 2024, me vlerë 33.4 miliardë lekë, për Bashkinë e Tiranës u miratua më 22 dhjetor në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për këtë vit.