Pasditen e sotme është gjetur i vdekur një 47-vjeçar në Deçan, ku policia e ka konfirmuar se viktima është qëlluar me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
“Mund të ju konfirmojmë se rreth orës 15:20 policia e rajonit të Pejës ka marrë informatën se në Deçan, brenda një banese një person është gjetur i vdekur nga arma e zjarrit.
Ekipet e policisë bashkë me ekipet tjera janë në vendin e ngjarjes duke u munduar ta zbardhin rastin. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ibraj.
Mësohet se bëhet fjalë për Q.B., 47-vjeçar,i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje.