Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes fqinjëve, të cilët kanë përdorur mjete prerëse kundër tyre.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Osman Tabaku, 58 vjeç, banues në fshatin Karthnek , Peqin, i cili kishte goditur me mjete prerëse fqinjin e tij shtetasin M.T., 62 vjeç, duke i shkaktuar plagë në qafë.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje”.

Artikulli paraprakMESFUSHORI ARLIND KALAJA KALON TEK KUKËSI
Artikulli tjetërASGJËSOHEN MBI 2 MIJË RRËNJË KANABIS NË PYLL, 3 NË PRANGA