Plagos me armë gjahu fqinjen, procedohet i lirë 74-vjeçari

 

Ditën e sotme në fshatin Trunxh të Cërrikut, 74-vjeçari A. K. ka plagosur nga pakujdesia me armë gjahu, 67-vjeçaren R. D., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në banesën e 74-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar, një armë gjahu, me leje dhe 60 copë fishekë. 74-vjeçari do të procedohet në gjendje të lirë dhe do të përballet me akuzën “Plagosje e rëndë me dashje. Njoftimi i Policisë: Cërrik, Proçedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas për “Plagosje të rëndë me dashje”. Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë referimin e materialeve në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.K., 74 vjeç banues në fshatin Trunxh Cërrik. Ky shtetas, gjatë ditës së sotme në fshatin Trunxh, nga pakujdesia dyshohet të ketë plagosur me armë gjahu shtetasen R.D., 67 vjeçe banuese në fshatin Trunxh Cërrik. Grupi hetimor, gjatë kontrollit të banesës, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: Një armë gjahu (çifte) të cilën e mbante me leje, një gëzhojë dhe 60 fishekë të armës së gjahut. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakNGA AVOKATE, NË E DHUNUAR. ISH-BURRI DËNOHET ME NJË VIT BURG
Artikulli tjetërVETURA PERPLASET ME LOPEN DHE PERMBYSET.NUK KA TE LENDUAR