Plagosen dy infermierë shpërthen bombola e gazit në ambulancë
Dy infermierë janë plagosur në qëndrën shëndetësore të Bilishtit mëngjesin e sotshëm për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit. Paraprakisht thuhet se gjendja e tyre paraqitet e rëndë, sepse kanë qënë duke e përdorur për ngrohje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00. Zjarrfikësit kanë shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes.