Lushnje, plagosen me armë zjarri dy të rinj, identifikohet autori

Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lushnjes,ku dy te plagosurit  kanë shkuar në ambulancën e spitalit të qytetit dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit janë nipi i Aldo Bares, (emri i vërtetë është Alfred Shkurti) Xhulio Shkurti 21 vjeç dhe shoku i tij Sajmo Xhelili 24 vjeç, të dy banues në lagjen “Çlirimi” në qytetin e Lushnjes.Xhulio Shkurti dhe Sajmo Xhelili kanë qenë duke ecur në këmbë në momentin që janë qëlluar me armë nga një makinë në lëvizje.Dy të rinjtë që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri janë dërguar në spital për mjekim dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë marrë plagë në këmbë.Po vijojnë hetimet por ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, ndërkohë policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Artikulli paraprakNDIQEJ NGA POLICIA,BMW X6-TA PERPLASET ME AVLLINE E NJE BANESE
Artikulli tjetërNIS RESTAURIMI I QAFES SE PAZARIT NE GJIROKASTER