Tre adoleshentë mbetën të plagosur me thikë në Shkodër nga një bashkëmoshatar i tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në qendër të qytetit të lagjen “Qemal Stafa” në afërsi të poliklinikës. Të plagosur mbetën shtetasit me inicialet Xh.P 17 vjeç, E.T 16 vjeç dhe K.H 16 vjeç. Të tre këta persona menjëherë pas ngjarjes janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë pas plagosjes policia vendore e Shkodrës ka arritur që të identifikojë autorin e dyshyar të kësaj ngjarje.

Efektivët kanë shpallur në kërkim shtetasin me inicialet A.H 18 vjeç. Sipas burimeve mësohet se katër të rinjtë kanë patur një debat që në orët e mëngjesit të sotëm për motive të dobëta. Më pas të rinjtë janë përballur në afërsi të poliklinikës duke nisur një debat mes tyre e më pas edhe një konflikt fizik. 18 vjeçari A.H nga fshati Trush i njësisë Bërdicë ka nxjerrë armën e ftohtë thikë duke goditur tre bashkëmoshatarët e tyre të cilët mbeten të plagosur.

Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje duke nisur hetimin për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje të trefishtë të ndodhur mes të rinjve në qendër të qytetit të Shkodrës. Ndërkohë efektivët janë duke punuar edhe për lokalizimin e autorit të dyshuar A.H me qëllim arrestimin e tij për plagosjen ndaj tre të rinjve.

Artikulli paraprakTUKA: RRITJA E PAGËS MINIMALE, PËR ARSYE POLITIKE
Artikulli tjetërULET NDJESHËM INFLACIONI, INSTAT: NDIKIM TË FORTË DHA ULJA E ÇMIMIT TË KARBURANTEVE