Tre vëllezër banues në Mirditë janë arrestuar pasi para një viti plagosën për motive të dobëta një person.

Më datë 12.05.2023, në Fan, Mirditë, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. N., informoi sot policia.

Tre vëllëzërit me inicialet E. M., 36 vjeç, M. M., 33 vjeç dhe L. M., 29 vjeç akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”.

Arrestimi i tyre u krye në bazë të operacionit të koduar “Brothers”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës.

Artikulli paraprakHETIMET TEK SPITALI ONKOLOGJIK/ MASA “ARREST SHTËPIE” DHE “DETYRIM PARAQITJE” NDAJ 7 PERSONAVE TË PËRFSHIRË, MES TYRE MJEKË DHE DREJTUES
Artikulli tjetërSHKODËR, 19-VJEÇARJA E DENONCON PËR PËRNDJEKJE DHE DHUNË, POLICIA NË KËRKIM TË 20-VJEÇARIT