NGJARJA NË GRUDË TË RE, ENDE NUK DIHEN AUTORËT E PLAGOSJES SË K.N .Një 16 vjeçar me inicialet K.N është plagosur dhe ndodhet në gjëndjë të rëndë për jetën.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në fshatin Grudë e Re të Komunës Rrethina. Ashtu si gjitmonë 16 vjeçari ka lënë shtëpinë e tij në një pallat dykatëshnë Grudë të Re dhe është nisur për të shkuar në shkollë. Pak minuta pasi ka dalë nga shtëpia është dëgjuar një krismë. Dy të parët që kanë gjetur të miturin e plagosur janë dy shokë të tij. Të pyetur nga policia të miturit kanë deklaruar se nuk kanë parë se kush ka qenë autor i kësaj plagosjeje por vetëm kanë gjetur 16 vjeçarin e gjakosur. Deri tani policia në afërsi të zonës ku banon i mituri nuk ka gjetur asnjë shenjë. Njollat e gjakut janë vetëm në katin e dytë të pallatit ku 16 vjeçari ka edhe shtëpinë e tij. Në këtë mënyrë rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta nëse i mituri është konfliktuar me ndokënd dhe më pas është plagosur. Një pistë hetimi e policisë përveç ndonjë konflikti të mundshëm është edhe ndonjë plagosje pa dashje qoftë nga ndonjë shok i tij apo edhe nga vetë 16 vjeçari teksa mund të kenë qenë duke luajtur me pistoletë. Rreth orës 8 e 30 minuta siç raporton policia 16 vjeçari ka mbërritur në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku edhe ka marrë ndihmën e shpejtë. Nga sa bëhet e ditur i mituri është transportuar menjëherë drejt spitalit ushtarak në Tiranë nga ku është nën mbikqyrjen e rreptë të mjekëve. I mituri ka marrë vetëm një plumb ne gjoks dhe në këtë mënyrë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/St_HXxyBVnw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakSITUATA AKTUALE NE PD-ne E SHKODRËS
Artikulli tjetërSUKSESI DHE NDRYSHIMET E VLLAZNISË NË “STAR SPORT”