Një konflikt mes dy të rinjeve në Lezhë, u shoqëruar me te shtena me arme zjarri dhe plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së premtes mbrëma ne afersi të nje lokali në fshatin Gjader, ndërsa i plagosur mbeti Dorjan Gjini 24-vjeç banues ne fshatin Balldre. I riu u qellua me një plumb pistolete në këmbë dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten. Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes arriti të identifikoj brenda një kohe të shpejtë autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Ai është shtetasi Gabriel Marku banues në Lezhë i cili arriti të largohet me shpejtesi pas ngjarjes. Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin të gjithë zonen me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se autori dhe i plagosuri fillimisht janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin e më pas Gabriel Marku ka nxjerre armën pistoletë që mbante me vetë dhe ka qëlluar në drejtim të 24-vjeçarit. Policia bën me dije se dy të rinjtë janë takuar me njëri tjetrin pranë lokalit ku ndodhi ngjarja dhe kanë nisur të konfliktohen për motive ende të paqarta.

Artikulli paraprakSHKODËR, ISHSH KONTROLLE SELEKTIVE NË HOTELE
Artikulli tjetërANSAMBLI I KENGEVE E VALLEVE NË SHËNGJIN