Një plagosje me armë është regjistruar mbremjen e kwsaj tw marte ne lagunën e Patokut në Kurbin.Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 56-vjeçari Besnik Selmani ka plagosur me çifte 49-vjeçarin Besnik Pula. Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Ndërkaq, i plagosuri është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë dhe ndohet jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për lokalizimin dhe kapjen e autorit janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës.