Një 28-vjeçar u plagos me armë gjahur. Ngjarja ndodhi sot në fshatin Gjinaj të Hasit. Policia sqaron i plagosur është shtetasi A.B., 28 vjeç, banues në Gjinaj, ndërsa është vënë në pranga autorin e ngjarjes.

“Menjëherë në vendin e ngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Zek Asllanaj, 55 vjeç, banues në Gjinaj pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë gjahu, shtetasin A.B., në pjesën e barkut”, tha policia. 55-vjeçarit iu sekuestrua edhe arma e gjahut e dyshuar që është përdorur në vendin e ngjarjes.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikur për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentin e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakITALIA HAP DYERT NË JANAR PËR 30 MIJË PUNONJËS SEZONALË
Artikulli tjetërSHERR MES GJIMNAZISTËVE, NDERHYN POLICIA