Një 34-vjeçar u plagos me armë zjarri pasditen e sotme në Shënkoll të Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në vendin e quajtur ” Ura e Prekanit”,
në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit – Tales, ku është plagosur me armë zjarri shtetasi Martin Doda, banues në Tale.
Ai është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia thotë se falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale , të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.