Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës, në vendin e quajtur “Rruga e gjerë”.

Sipas policisë, në rrugë është qëlluar me armë zjarri shtetasi Berhan Vishnja rreth 52 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër momentalisht jashtë rrezikut për jetën. Ai ka qenë duke ecur në këmbë kur pranë tij është afruar një person me motor, i cili ka qëlluar disa herë në drejtim të 52-vjeçarit, duke e lënë të plagosur. Sapo 52- vjeçari Vishnja ka mbërritur në zonë dhe është ndaluar për të parkuar,  pranë tij ka kaluar një motocikletë me 2 përsona, të cilët pasi iu afruan automjetit qëlluan disa herë në drejtim të tij. Për pasoje Vishnja ka mbetur i plagosur dhe u dergua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres. Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, ndersa dëshmitarët okular i kanë ardhur në ndihmë Vishnjes. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Nderkohe qe blute e Shkodres per zbardhjen e kesaj ngjarje, mesohet se ka marre edhe pamjet filmike te disa bizneseve ne zone ne menyre identifikimin dhe arrestimin e autoreve te kesaj ngjarje te rende qe regjistrohet ne Shkoder

Artikulli paraprakRRËFIM – ARBEN HAVERI
Artikulli tjetërI SEKUESTROHEN FISHEKË DHE ARMË, 23 VJEÇARI NË PRANGA