Plagoset me armë zjarri një i mitur në Pukë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se është plagosur një fëmijë rreth 11 vjeç.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Gjegjan, teksa fëmija po transportohet ne spitalin e Pukës. Fëmija me iniciale A.N. ka një plagë në këmbë.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota.