Plagoset me armë zjarri një person në Himarë

Nje person ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Vranisht, ndërsa i plagosuri Roland Shkurti rreth 40 vjeç është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal për ndihmë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 01.10.2017, rreth orës 18:40, Salla Operative e Himarës është njoftuar nga një telefonate se në fshatin Vranisht, Himarë një shtetas është plagosur me armë zjarri.Shtetasi është R.Sh., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Vranisht.Shtetasi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe po transportohet në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore”informoi policia. Ende nuk dihen rrethanat e plagosjes ndërsa policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet. Ngjarja vjen pas atentatit të rëndë me armë gjatë paradites së sotme në rrugën Transballkanike ku mbetën të plagosur tre persona, mes tyre dhe një fëmijë 8 vjeç.

Artikulli paraprakMAHNITI AUSTRINË ME TALENTIN E SAJ NDËRRON JETË SHKENCËTARJA SHQIPTARE
Artikulli tjetërLIVING – GO4PEACE