Një fëmije 12-vjeç ka mbetur i plagosur nga përdorimi i lëndeve piroteknike. Ngjarja ka ndodhur masditen e se mërkures ne fshatin Markatomaj të Lezhës, ndërsa i mituri u mor nga autoambulanca dhe u dergua në Urgjencen e Spitalit Rajonal të Lezhës. Ai ka pësuar dëmtime në fytyre dhe sipas të dhënave ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten. Policia nisi verifikimet në lidhje me ngjarjen dhe nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 12-vjeçari është lënduar nga shpërthimi i kapsollave.