Plagoset me pistoletë 32-vjeçari, policia: Tentoi të vetëvritet
Një 32-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në Tiranë, ndërsa ka tentuar të vetëvritet. Policia e Tiranës bën me dije se “në rrugën ” Siri Kodra”, tek Magazinat, ka patur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, për një person të plagosur”. Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Policisë, të cilët kanë konstatuar mjetin tip Audi, ku në brendësi të automjetit ndodhej një shtetas i plagosur i cili u dërgua në S.Q.U. dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka bërë identifikimin e këtij shtetasi, i cili quhet E. Rruka, 32 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka tentuar të vrasë veten. Në brendësi të mjetit është gjetur një armë zjarri tip pistolet model 54, një predhë dhe një gëzhojë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.