Një 38 vjeçar mbeti i plagosur në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “Rus” rreth orës 11:30 teksa shtetasi me inicialet A.B 38 vjeç është qëlluar me thikë nga një person tjetër. 38 vjeçari u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës ndëërsa mësohet se ka marrë një plagë sipërfaqësore në krah dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia menjëherë pas kësaj ngjarje ndaloi autorin e dyshuar, shtetasin me inicialet M.Ç, 78 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për plagosjen e ndodhur në lagjem “Rus”. Nga hetimet paraprake policia vendore e Shkodrës bën të ditur se plagosja e 38 vjeçarit ka ardhur pas një konflikti të çastit mes dy personave ndërsa identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar është bërë në një kohë të shpejtë nga ana e efektivëve.

Ndërkohë policia e Shkodër ka finalizuar operacionin e koduar “Triple” duke bërë që të shkojë në katër numri i shtetasve të arrestuar në kuadër të këtij operacioni. Operacioni “Triple” u zhvillua në prill të vitit 2022 dhe goditi shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe falsifikimin e dokumenteve, që kryheshin nga 4 shtetas që vepronin si grup. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar në kuadër të operacionit “Triple”, kanë lokalizuar në lagjen “Liria”, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin me inicialet N.L, 32 vjeç, banues në Shkodër.

Ndaj 32-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Shtetasi N. L. u shpall në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Triple”, të zhvilluar në prill të viti të shkuar, pasi në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ushtronin në formën e grupit, veprimtaritë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis dhe falsifikimit të dokumenteve. Nga ky operacion, u sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë, 4.3 kg kanabis dhe disa dokumente false.

 

Artikulli paraprak8 MARSI, AKTIVITET PROMOVUES DHE VLERËSUES ME GRATË
Artikulli tjetërTONIGHT – EDONA BILALI