Plagos me armë të ftohtë (thikë) një shtetas në fshatin Rranxa, Bashkia Vau Dejës. Arrestohet nga policia  autori i ngjarjes.

Më datë 29.01.2017, rreth orës 18:30, njoftohemi se në spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur shtetasi M.J. 47 vjeç, banues në Vau Dejës, i plagosur në pjesën e krahut, me armë të ftohtë (thikë). Menjëherë në vendin e ngjarjes, i ndodhur në fshatin Rranxa, Bushat Vau Dejës, kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, të cilët, falë veprimeve të shpejta hetimore, vlerësimit të vendit të ngjarjes dhe si rezultat i gadishmërisë së tyre, bënë të mundur, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, konkretisht shtetasi: * Ilir Lukaj, 36 vjeç, banues në Vau Dejës Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i dëmtuari po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vau Dejës për veprime të mëtejshme hetimore.

Artikulli paraprakZBULOHET DROGË NË NJË KAMION NË PORTIN E DURRËSIT
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET ME VDEKJE FEMIJA, NËNA E TIJ NË GJENDJE TË RËNDË