Një aksident ka ndodhur në aksin Laç-Fushë Krujë, pranë fshatit Gjorm, ku janë përfshirë tre automjete.

Në aksident është përfshirë edhe një makinë e policisë, e cila është goditur nga pas. Nga përplasja kanë mbetur dy të plagosur, njëri është një efektiv policie në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri është djali i Kryetarit të Bashkisë së Laçit, Artur Bardhi. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Artikulli paraprakVITI I RI AKADEMIK, BASHA: MË I TRISHTI NË 26 VITE
Artikulli tjetërRRËFIM – ASTRIT RAHMANI (TUTI)