Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri tip pistoletë mbremjen e se shtunes në qytetin e Shkodrës.Në afërsi të vendit të quajtur “Dollari” në Shkodër Lulzim Leckaj, është qëlluar dy herë me pistoletë nga një person ende i paidentifikuar.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha.Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të saj.  Blutë e Shkodrës kanë sekuestruar disa gëzhoja në vendngjarje dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë të subjekteve aty pranë.

Artikulli paraprakDAR DHE SHOQATA E PAJTIMIT DEBAT PËR FËMIJËT E NGUJUAR
Artikulli tjetërMAQEDONI, GODITI EMIGRANTËT, POLICI RREZIKON PEZULLIMIN