Papa Françesku ka pësuar një dëmtim të lehtë në fytyrë, pasi goditi padashje një pjesë të makinës të tij, gjatë një turneu takimesh në Kolumbi.

Mediat kanë publikuar foto të Papës, i cili duket i dëmtuar në vetull dhe sy. Ngjarja u konfirmua edhe nga një zyrtar i Vatikanit. Papa Françesku ndodhet për vizitë zyrtare në Amerikën Latine dhe është duke vizituar Kolumbinë, ndërsa ka bërë ndaluar në qytetet Bogota, Medellin dhe Kartagjena.

Mësohet se incidenti ndodhi kur Ati i Shenjtë, 80 vjeç, po udhëtonte me makinën e tij personale të rrethuar me xhama antiplumb dhe e goditi kokën duke dashur ta përshëndeste turmën. Vatikani tha se ai mori trajtimin me akull dhe se tashme ishte mirë.

Artikulli paraprakSOT 16 VJET NGA SULMET TERRORISTE TË 11 SHTATORIT
Artikulli tjetërDROGË DREJT MALIT TË ZI, ARRESTOHET 25 VJEÇARI