Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri së dy personave në Cerrik. Në prangat e policisë ka rënë 32-vjeçari me iniciale B.H., për kapjen e të cilit janë angazhuar 30 forca policore.

Përveç 32-vjeçarit, efektivët e policisë kanë arrestuar edhe 28-vjeçarin me iniciale I.F., i cili dyshohet si bashkëpuntor.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” në Cerrik.

I plagosur ka mbetur G.K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik, i cili ka marrë një plumb në kokë si dhe është plagosur lehtë në dorë J.R., 22 vjeç, banues në Cerrik.

Dy të plagosurit ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, policia vuri në pranga autorin e plagosjes B.H, i cili ishte konfliktuar fizikisht me dy të plagosurit dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri pistoletë.

Njoftimi i policisë:Cerrik, Elbasan

Policia brenda pak orëve kap autorin e dyshuar të plagosjes së dyfshitë me armë zjarri.Policia kap edhe bashkëpuntorin e autorit të dyshuar.

Kapen shtetasit B.H 32 vjeç i dyshuar si autori kryesor, si dhe shtetasi I.F 28 vjeç i dyshuar si bashkëpuntor.

B.H, mbrëmjen e djeshme dyshohet se pas një konflikti fizik për motive të dobëta ka plagosur me pistoletë G.K dhe J.R.

Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën në ndjekje të tyre.

Në operacion u angazhuan 30 forca policie të Cerrikut dhe të Forcës së Posacme Shqiponjat nga DVP Elbasan.Vijon puna për gjetjen e armës së krimit.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 09.10.2018
Artikulli tjetërKAMIONI PËRPLAS PËR VDEKJE KËMBËSORIN