Një 64-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme në flagrancë, pasi plagosi me thikë nga 46-vjeçar.

Mësohet se në pranga ka rënë Agron Muça, 64 vjeç, banues në Fier, e ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 Prilli”.

Muça pas një sherri për motive ende të paqarta, ka goditur me thikë 46-vjeçarin L.T,. Ai është arrestuar në flangancë nga uniformat blu, duke ndaluar kështu përshkallëzimin e ngjarjes.

Mësohet se L.T ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve
Mbi 64 vjeçari rëndon akuza për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË, HUMB JETËN 9-VJEÇARI, 5 TË TJERË TË PLAGOSUR,3 NGA NJË FAMILJE
Artikulli tjetërGREQIA MES FLAKËVE, DHJETËRA ZJARRFIKËS DHE HELIKOPTERË NË TERREN